Një shpërthim i baterive ka ndodhur mëngjesin e së premtes në hyrjen e një ndërtese në lagjen “Pejton” të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, transmeton IndeksOnline.
Banorët thonë se bateritë ishin vendosur nga një kompani sigurimesh për të siguruar furnizim me energji elektrike për kompjuterët dhe pajisjet e ruajtjes së të dhënave të klientëve në rast të ndërprerjeve të rrymës.


Pas shpërthimit, korridoret e ndërtesës u mbushën me tym dhe ndotje, duke bërë që banorët të mbeten të bllokuar në banesat e tyre.


Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat e incidentit.