Shpërthen zjarri në një shtëpi te rruga B

Para pak minutash ka shpërthyer zjarri në një shtëpi në rrugën B në Prishtinë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nga informatat fillestare nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha ai.