Shpërthimi i një vullkani në jug të Japonisë, ka krijuar panik te banorët, ndërsa tymi dhe hiri vullkanik është përhapur me shpejtësi duke bërë të anulohen me dhjetëra fluturime në një aeroport pranë vullkanit.
Agjencia Meteorologjike në Japoni ka thënë se vullkani “Shinmoedake” shpërtheu ditën e martë, ndërsa hiri është ngritur deri në 7,500 metra. Ky është shpërthimi më i madh që nga viti 2011.
Nga aeroporti Kagoshima janë anuluar rreth 80 fluturime.
Si pjesë e “Unazës së Zjarrtë” të Paqësorit, Japonia goditet shpesh nga tërmetet, ndërsa ka 110 vullkane aktive.