Më në fund shpërthen sulmuesi kosovar i Lazios, Vedat Muriqi.
Ylli i ‘Dardanëve’ ka gjetur rrugën e golit në fanellën e ‘lacialëve’. Muriqi shënoi golin e fitores për Lazion në minutën e 90-të në sfidën kundër Parma Calciao, takim ky i zhvilluar në kuadër të Kupës së Italisë.
Muriqi shpagoi besimin e trajnerit Inzaghi, i cili sonte i besoi vendin e titullarit reprezentuesit të Kosovës.
Lazio fitoi ndeshjen me rezultat 2-1, duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër të kësaj gare në Itali.
https://streamable.com/rbc8d9