Pak minuta pas shpërthimit të një transformatori të tensionit të lartë në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, ka humbur jetën një prej 3 të plagosurve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndije elektrike, duke lënë të plagosur 3 punonjës.
Shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç janë dërguar menjëherë drejt spitalit të traumës për ndihmë mjekësore, teksa njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
OSHEE ka reaguar pas shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë duke deklaruar se për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, me vendndodhje pranë COCA-COLËS në autostradë, dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.
Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.