Michel Platini e ka quajtur skandaloze drejtësinë sportive, duke komentuar çështjen gjyqësore që e kishte përfshirë për korrupsion të dyshuar në FIFA. Ai u shfajësua nga drejtësia civile, por u pezullua nga drejtësia sportive. Në intervistën e gjatë nga “Festivali i Drejtësisë Penale” në Sassuolo, ai tha:
“Në Zvicër, presidentët e komisioneve emërohen nga FIFA, gjithçka bëhet mes tyre. Prokurorëve zviceranë iu kërkohet të punojnë në FIFA pas ‘pensionimit’. Tribunali sportiv paguhet një milion në vit nga FIFA. Është një mafie zvicerane, tribunali sportiv është krah i armatosur i drejtuesve të FIFA-s për të marrë vendime. Kjo nuk është normale dhe e drejtë”.
Platini e krahasoi rastin e tij me “çështjen Dreyfus”: “FIFA nuk më donte, sepse mendonin se do t’i ndryshoja të gjithë”. Ai komentoi gjithashtu Botërorin në Katar, Infanton, Ceferin dhe tragjedinë e Heysel, duke theksuar rëndësinë që lojtarët të kenë zërin e tyre në drejtimin e futbollit. Platini nuk përjashtoi mundësinë e kthimit për t’i ndihmuar lojtarët të vendosin për të ardhmen e futbollit.
The post Shpërthen Platini: Drejtësia sportive? Jo, në fakt është mafia zvicerane, krahu i armatosur i FIFA-s… appeared first on Telesport.










