Shpërthen pakënaqësia në VV, Liburn Aliu jep dorëheqje: Shkak zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit

Ka shpërthyer pakënaqësia në Vetëvendosje.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga pozita.

Ai e ka bërë të ditur lajmin në rrjete sociale, dhe arsye është zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka thënë Aliu.

Liburn Aliu, kohë të gjatë nuk shihej shumë i afërt me Vetëvendosjen.

Edhe dje në Kuvend, mimikat e shumë deputetëve nuk ishin të lumtur me zgjedhjen e Bashës si kryetar i Kuvendit.