Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri, disa ditë më parë reagoi ndaj thashethemeve për ndarjen e saj nga Arion Rexha.
Përmes një videoje në TikTok, Diana la të kuptohet se lidhja e tyre nuk kishte qenë më e mira, duke thënë se ‘nuk ishte vetvetja’.
E si duket përgjigje i ktheu edhe Arioni, i cili zgjodhi po të njëjtën platformë.
Ai postoi një video duke u hedhur në ujë, ku vëmendjen e mori mbishkrimi provokues: “Kapiteni shpëtoi një kur*ë.”
Mesa duket ndarja e çiftit nuk ka qenë paqësore – ose kështu të paktën sugjerojnë postimet.