Shpërthen Guardiola: Shpenzon një pasuri për një lojtar, i paguan rrogën dhe nuk e lënë të luajë…

Pep Guardiola është i habitur nga rregullorja që mund ta pengojë Marc Guehi të luajë finalen e “Carabao Cup” kundër Arsenalit, në mars. Trajneri i Manchester City dëshiron ta ketë mbrojtësin në dispozicion më 22 mars, në “Wembley”, ndaj klubi do t’u kërkojë organizatorëve rishqyrtimin e rregullit.

City siguroi biletën për finalen të mërkurën, duke fituar 3-1 në shtëpi ndaj NeWcastle United dhe mbyllur gjysmëfinalen me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Problemi është administrative; Guehi kishte luajtur më parë në këtë turne me Crystal Palace, përpara se të transferohej te City, pas ndeshjes së parë gjysmëfinale, ndaj rregullorja ia ndalon finalen.

Guardiola reagoi ashpër: “Pse të mos luajë (Guehi)? Pse jo? Ne i paguajmë rrogën, është lojtari ynë”. Dhe shtoi: “Blen një lojtar me një pasuri dhe nuk mund të luajë për një rregull që nuk e kuptoj. Shpresoj ta ndryshojnë. I thashë klubit të pyesë, shpresoj t’i bindim që Marc ta luajë finalen”.

City do të interesohet në zyrat e federatës, ndërsa Guardiola kërkon humanitet dhe sens të përbashkët që mbrojtësi të jetë në “Wembley” në ndeshjen vendimtare.

 

The post Shpërthen Guardiola: Shpenzon një pasuri për një lojtar, i paguan rrogën dhe nuk e lënë të luajë… appeared first on Telesport.