Bruno Fernandes nuk dëshiron të bëjë asnjë angazhim në lidhje me të ardhmen e tij, por nuk do të marrë një vendim deri verën e ardhshme. Portugezi ka njoftuar qëllimin e tij për të qëndruar te Manchester United deri atëherë, siç raportohet nga BBC.
“Siç e kam thënë gjithmonë, ndihem mirë këtu. Dua ende të arrij ëndrrat e mia. Nuk mund të flas në emër të klubit. Kam dëgjuar shumë njerëz të thonë se kisha një marrëveshje për t’u larguar sezonin e ardhshëm”, tha Fernandes.
Më tej, kapiteni i “djajve të kuq” komentoi: “Nëse klubi ka arritur atë marrëveshje, nuk është bërë ende me mua. Nuk kam folur me askënd“.
“Edhe agjenti im e di se si punoj. Nëse ai dëshiron të flasë me mua, do të jetë pas Kupës së Botës. Deri atëherë, nuk do të flas me askënd për të ardhmen time”, deklaroi Bruno Fernandez, që mban shiritin e kapitenit.
The post Shpërthen Bruno Fernandes: Mjaft me thashetheme, ja kur do të vendos për të ardhmen time appeared first on Telesport.










