Pjesët qendrore të Prishtinës, tashmë janë mbushur me qytetarë dhe tifozë të shumtë.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, gazetarja Diellza Berisha, ka sjell momentet kulmore nga festa e madhe në kryeqendrën e Kosovës.
Në një lidhje të drejtpërdrejt, ajo ka sjell pamje nga atmosfera, teksa shihen qytetarë dhe tifozë që mbajnë në duar flamuj e pankarta me mbishkrime të ndryshme, pak orë para ndeshjes historike ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës.
Tifozë nga Kosova dhe Turqia qëndrojnë bashkë në shumë hapësira në sheshet e kryeqytetit, derisa për asnjë moment nuk i ndalin këngët, thirrjet dhe brohoritjet e tyre.
Atmosfera është e jashtëzakonshme, kur kanë mbetur edhe pak kohë deri në nisjen e ndeshjes historike. /Klankosova.tv










