Shpërndau Kuvendin e caktoi zgjedhjet e reja, Osmanit i shkon në zyre diplomatja amerikane

Pasi shpërndau Kuvendin e caktoi 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike. Në takim u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik”, thuhet në njoftim.

Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, Osmani e nënshkroi pas takimit që mbajti me liderët e partive, e që erdhi pas dështimit të djeshëm për formimin e Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Glauk Konjufca.

Osmani tha se meqë nuk kishte vullnet politik për votimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, zgjidhja e vetme mbetën zgjedhjet.

Sa i përket datës që caktoi, 28 dhjetorit, Osmani e lidhi edhe me atë që t’i mundësohet votimi edhe mërgatës.

Presidentja edhe kësaj radhe ia mban ‘zhagun’ VV-së