Rrjeti social Facebook e ka demantuar Haki Abazin, pasi e konsideron se ka shpërndarë informatë të pasaktë në postimin e tij.
Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi të hënën në Facebook ka postuar një fotografi nga një festival në Cyrih të Zvicrës, duke thënë se është protestë në Gjermani.
“Berlini ? si Zurich tregon fuqinë qytetare në demokraci”, kishte shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.
Këtë postim të Abazit e ka demantuar Facebook, duke ia cilësuar informatën false.