Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka folur mbrëmë në emisionin “DPT Te Fidani” në T7, për interpretimet kushtetuese pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje.
Hasani ka përmendur dy forma procedurale se si të shkohet në zgjedhje, sipas tij njëra është më e ngadalshme kurse tjera është më e shpejtë.
Hasani ka përmendur procedurën e ngadaltë, kur Presidenti kërkon që fituesi i zgjedhjeve të fundit me pas një kandidat konsensual për mandatarin për kryeministër.
“Me kushtetutë, shefi i shtetit është neutral, s’duhet me majt anime, ai duhet me e marrë certifikatën nga KQZ se se kush i ka fituar zgjedhjet, e shikon kushtetutën dhe kushtetuta e lyp kush ka dalë i pari, e thirr PAN-in, nëse AAK nuk pajtohet me kandidatin, atëherë Presidenti duhet ta interpretojë kushtetutën se kandidati nuk është kandidat i fituesit përshkak se është fitore e përbashkët e PAN-it dhe proceduralisht është jokushtetuese. Pas dy afateve të tentimit për kandidat nëse dështon shkohet në zgjedhje”.
Procedura më e shpejtë është kur Kuvendi voton për ta shpërbërë vetveten dhe automatikisht shkohet në zgjedhje.
“Është e drejtë e Kuvendit që të votojë për shpërbërjen e tij, dhe Presidenti duhet t’i shpallë zgjedhjet menjëherë”, ka thënë Enver Hasani.