Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Milan merr vetëm 1 pikë ndaj Parmës (video)

Edhe pse në avantazh të dyfishtë, Milan nuk ka dalë me më shumë se një pikë nga transferta në “Ennio Tardini” ndaj Parmës, e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Max Allegri e nisën shumë mirë takimin. Alexis Saelemaekers zhbllokoi rezultatin vetëm pas 12 minutash lojë, belgu shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Saelemaekers bëhet sërish protagonist, pasi fitoi një penallti në minutën e 24-të, për faull brenda zonës. Nga 11-metrat godet Rafael Leao dhe topi përfundon në rrjetë.

Adrian Bernabe ngushton shifrat për Parmën në fund të pjesës së parë, duke rihapur kështu takimin. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për kuqezinjtë. Në minutën e 60-të, Parma do të barazonte shifrat me Enrico Del Prato, i cili shënoi me kokë pas krosimit të Britschgi.

Rezultati final nuk ndryshoi deri në fund, Parma-Milan 2-2. Kuqezinjtë renditen të dytët me 22 pikë, ndërsa Parma në vendin e 17-të me vetëm 8 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Milan merr vetëm 1 pikë ndaj Parmës (video) appeared first on Telesport.