Shpërblimi “qesharak” që mori PSG si fituese e Superkupës së Europës

PSG mposhti Tottenhamin mbrëmë pas një serie penalltish, duke siguruar trofeun e Superkupës së Evropës, megjithatë shpërblimi financiar për këtë arritje ishte mjaft i kufizuar.

Sipas mediave franceze, fitimi ishte rreth 30 herë më i vogël se ai për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Të dy ekipet përfituan nga 4 milionë euro secila, ndërsa parizienëve iu shtua edhe një bonus prej 1 milion eurosh si fitues.

Në total, PSG arkëtoi 5 milionë euro, një shifër shumë më e ulët krahasuar me 150 milionë eurot e fituara sezonin e kaluar për trofeun e Ligës së Kampionëve.

The post Shpërblimi “qesharak” që mori PSG si fituese e Superkupës së Europës appeared first on Telesport.