Shpend Ahmeti kryetar, këta janë udhëheqësit tjerë të PSD-së
Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmeti, nënkryetarin Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme Aida Dërguti.
Deputeti Dardan Molliqaj nëpërmjet rrjetit social Facebook njofton se në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se në mbledhje u mor vendimi që PSD-ja të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN-in para zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Ndërkohë në Facebook, Fisnik Ismaili ka publikuar logon e partisë si dhe i ka uruar punë të mbarë Shpend Ahmetit.
“PSD. Eh… Kjo është logo e plotë. Shpend, të priftë e mbara!”, ka shkruar Ismaili.
PSD-ja është udhëhequr deri më tani nga Kaqusha Jashari.
![Fotografia e Fisnik Ismaili](https://scontent.fprx1-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/32218648_10160424251020191_8930776139979292672_n.jpg?_nc_cat=0&oh=b97b2358fb82bb991667fe05a9e4e5ee&oe=5B58DEE2)
![Fotografia e Fisnik Ismaili](https://scontent.fprx1-1.fna.fbcdn.net/v/t1.0-9/32130648_10160424252670191_4992401716365230080_n.jpg?_nc_cat=0&oh=9c9116fe763c370f3b20d246612ce600&oe=5B59B9A4)