Këngëtari Shpat Kasapi është mjaftë i pranishëm në ahengje të ndryshme familjare.
Së fundmi, në një mbrëmje muzikore, ai është filmuar teksa gjatë performancës iu kërkon para të ftuarve, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Disa e kanë parë si pjesë të atmosferës së zakonshme në dasma, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar të papërshtatshëm.
Megjithatë, Kasapi mbetet një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, i dalluar për zërin e tij të veçantë.