Shoqëronte turistët, 53-vjeçari humb jetën aksidentalisht tek Ujëvara e Sotirës

Një shoqërues i turistëve ka humbur jetën aksidentalisht këtë të diel, tek Ujëvara e Sotirës.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:45, kur 53-vjeçari dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë, plagë të cilat nuk u ka mbijetuar dot.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

“Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia, shkruan Tv Klan.