Shoqata për Kërkim-Shpëtim aktivizohet për gjetjen e një personi të zhdukur

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, ka njoftuar se ekipet e tyre janë aktivizuar në një operacion kërkim-shpëtimi pas njoftimin për një person të zhdukur dhe të lënduar.

Në njoftim thuhet se të gjithë janë në terren dhe po punojnë për lokalizimin dhe shpëtimin e viktimës.

“Ekipet tona janë aktivizuar për një operacion kërkim-shpëtimi në zonën pas marrjes së një njoftimi për një person të zhdukur dhe të lënduar! Të gjithë anëtarët janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për lokalizimin dhe shpëtimin e personit të raportuar. Koordinimi po bëhet në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe qytetarët në atë zonë. Nëse keni informacion që mund të ndihmojë, ju lutemi na kontaktoni menjëherë. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj!”, thuhet në njoftim.