Shoqata Kërkim-Shpëtimi: “Bollëk” përkrahje morale, financiare hiç (VIDEO)

Me kohën nuk bëjnë kompromis. As vështirësitë natyrore nuk i ndalin.

Andaj sa herë që për një person lajmërohet se ka humbur, janë pothuajse të parët që dalin në aksion.

Kështu ndodhi edhe të shtunën në mesnatë për Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit, raporton Klan Kosova.

E në orët e para të mëngjesit të së dielës, i kërkuari u gjet shëndosh e mirë.

Por që rastet të përfundojnë suksesshëm, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit hapi degë në 7 qytete të Kosovës. Prandaj edhe përgjegjësia është barrë e tyre, që jo gjithmonë mbaron në të mirë.

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës e cila numëron qindra anëtarë vullnetarë deri më tani vepron me të hyra vetanake, ani se përkrahje morale nga komunat që kanë marrë, këta thonë se ajo financiare është më se e nevojshme.