Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Real Madridi vuajti shumë në pjesën e parë në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës më herët këtë javë.

Në pjesën e dytë, ata ishin më efektiv në fazën e sulmit, duke krijuar raste për gol me lehtësi.

Ndryshimi kryesor erdhi me futjen në lojë të Kylian Mbappe, i cili e zëvendësoi Rodrygon me këtë të fundit që nuk ia doli të ketë ndonjë ndikim.

Prezenca e Mbappes i dha një ngjyrë tjetër sulmit të Real Madridit, duke dhuruar më shumë qartësi dhe urgjencë, diçka që mungoi me Rodrygon në fushë.

Sipas një raportimi nga medium spanjoll AS, kjo mund të jetë një pikë kthese për karrierën e Rodrygos, duke e shtyrë atë drejt një largimi të mundshëm nga klubi në verë.

Rodrygo, i cili shpeshherë ka qenë pjesë e katërshes së sulmit së bashku me Mbappe, Vinicius dhe Bellingham, mund të mos shihet më si i paprekshëm.

Real Madridi po e konsderon shitjen e tij për të rritur fondet, veçanërisht duke marr parasysh statusin e Mbappes si lideri afatgjatë i sulmit.

Ky vendim në fund do të varet tërësisht nga dëshira e Rodrygos për t’u larguar.

E ardhmja e tij në klub duket e pasigurt për momentin, duke marr parasysh minutat e kufizuara këtë sezon dhe largimin e Carlo Ancelottit, i cili ka qenë mbështetësi i tij kryesor./