Shokohet Ronaldo, i vihet flaka statujës së tij në Madeira. Arsyeja është e çmendur (fotot)

“Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit”. Me këto fjalë, një influencer portugez është përpjekur të justifikojë aktin e çmendur ndaj statujës së famshme të Cristiano Ronaldos, e vendosur pranë “Muzeut CR7” në Funchal, Madeira. Burri publikoi në rrjetet sociale një video ku tentonte t’i vinte flakën monumentit kushtuar CR7.

Në pamje shihet influenceri teksa hedh benzinë mbi statujë dhe ndez fitilin. Pas pak çastesh, zjarri u shua menjëherë, ndërsa ai vijoi të kërcente përballë monumentit të Ronaldos. Policia e Madeira ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar, por ende nuk është arrestuar.

The post Shokohet Ronaldo, i vihet flaka statujës së tij në Madeira. Arsyeja është e çmendur (fotot) appeared first on Telesport.