Edhe pse Luciano Spalletti në konferencën për shtyp sot tha se Dusan Vlahovic do të mungojë për 2-3 muaj, e vërteta është paksa ndryshe. “Sky Sport” zbulon se sulmuesi serb do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 5 muaj, që do të thotë se ky sezon është mbyllur këtu për të.
Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Cagliari-t dhe la fushën e lojës mes lotësh, duke e kuptuar që bëhej fjalë për një dëmtim tejet serioz.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse drejtuesit e Juventusit do të ndërhyjnë gjatë merkatos së janarit për një qendër sulmues të ri, apo do të mbështeten vetëm te Lois Openda dhe Jonathan David.
The post “Shokohet” Juventus. Vlahovic do të mungojë shumë më gjatë nga sa pritej appeared first on Telesport.











