“Shok, me siguri nesër përfundon” – mesazhi që Murseli ia dërgoi Plavës një natë para krimit

“Shok, me siguri nesër përfundon”, ishte mesazhi që Naim Muresli ia kishte dërguar Granit Plavës, një natë para vrasjes së Liridona Ademajt.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, për të cilën i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Gjatë kësaj seance u zbulua mesazhi që Naim Murseli ia dërgoi Granit Plavës një natë para vrasjes.

“Më 28 nëntor të vitit 2023, në orën 19:41, i keni dërguar mesazh Granitit me përmbajtjen ‘shok, me siguri nesër përfundon’, tha prokurorja.

Ndërsa Murseli deklaroi se nuk i kujtohet ta ketë dërguar këtë mesazh.

Sipas ekspertizës së telefonave të Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, Naim Murseli në 10 ditët e fundit para vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, kishte komunikuar rregullisht me Granit Plavën.

“Telefoni i Granitit na ka vërtetuar që 10 ditët e fundit para vrasjes keni komunikuar rregullisht me Granit Plavën”, u tha gjatë seancës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.