Shoferi i furgonit kreu tejkalim të parregullt, i shqiptohet gjobë dhe i pezullohet patentë-shoferi

Një 26-vjeçari me inicialet E.G. i është shqiptuar gjobë prej 150 eurove, një pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për tre muaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se qytetari në fjalë ishte duke vozitur furgon i tipit Mercedes dhe kreu tejkalim të parregullt nga ana e djathtë.

“Pas identifikimit, shoferi E.G,(26 vjeç) u ftua në stacionin e policisë në Ferizaj dhe iu shqiptua një gjobë prej 150 euro, 1 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për 3 muaj”.

“Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut”, thuhet në njoftim