Shoferi i dehur 38-vjeçar ndëshkohet për kundërvajtje në Ferizaj

Në orët e para të së dielës, patrulla e stacionit policor në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Driton Islami” të këtij qyteti, ka ndaluar një automjet të tipit VË Golf me targa vendore.

Gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se shoferi I.B. (38 vjeç) po qarkullonte nën ndikimin e alkoolit. Pas testimit me alkooltest, rezultati ka qenë 1.12 promila.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 2 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 6 muaj.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.