Shkup, Ndalohet lëvizja në pyje, gjoba deri në dy mijë euro për ata që kapen në pyll

Që nga dita e sotme e deri më 31 gusht vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje dhe toka pyjore . Ndërrmarja Publike “Pyjet Kombëtare” informon se ndalesa vendoset për shkak të rrezikut të rritur nga paraqitja dhe përhapja e zjarreve në ambient të hapur.

Lëvizja në pyje do të jetë e mundur vetëm me leje me shkrim të lëshuar nga filialja e NP “Pyjet e Maqedonisë”-Shkup për rajonin me të cilin ekonomizon Drejtoria. Ndërkaq për mosrespektimin e kësaj ndalese, individët që kapen duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, do të gjobiten me gjobë prej 1 500 deri në 2 000 euro në kundërvlerë të denarit.

 

NP “PYJET KOMBËTARE”

Për mosrespektimin e kësaj ndalese, individët që kapen duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do të gjobiten me gjobë prej 1 500 deri në 2000 euro në kundërvlerë të denarit”

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, më 26 qershor ka dhënë pëlqim për ndalesë të plotë për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore, masë që hyn në fuqi nga 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025.

Lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, nuk vlen për punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup dhe degët e saj, si dhe për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Policisë Pyjore, Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektoratit Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, subjektet që kryejnë aktivitete pyjore – si prerje, furnizim dhe transport të drurit dhe asortimenteve të drurit në zonat e menaxhuara nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup, anëtarët e shërbimit të rojeve të gjahut dhe për personat që kanë leje me shkrim për të lëvizur në pyje./SHENJA

The post Shkup, Ndalohet lëvizja në pyje, gjoba deri në dy mijë euro për ata që kapen në pyll appeared first on Kosovapost.net.