Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi sot me 80 vota pro Ligjin për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare, duke i hapur rrugën akreditimit të plotë të Medresesë “Isa Beu” si institucion i barabartë në sistemin arsimor të vendit.
Ky vendim përbën një zhvillim historik për arsimin fetar në Maqedoninë e Veriut, duke vendosur për herë të parë një shkollë teologjike islame në të njëjtin nivel ligjor dhe akademik me shkollat e tjera të mesme të akredituara në shtet.
Në reagimin e saj zyrtar, Bashkësia Fetare Islame në RMV e përshkroi këtë vendim si “një ditë historike” që shënon një fitore të rëndësishme për barazinë në arsim dhe të drejtat e nxënësve të arsimit fetar.
“Nga muaji shtator i vitit 2025, nxënësit e Medresesë ‘Isa Beu’ do të trajtohen njësoj si të gjithë maturantët e shkollave të tjera të mesme. Ky është një moment i artë jo vetëm për institucionin tonë, por për gjithë shoqërinë,” theksohet në deklaratën e BFI-së.
Falënderime për përkrahjen institucionale
BFI shprehu mirënjohje të veçantë për institucionet dhe individët që kontribuan në këtë proces:
Qeverinë e RMV-së për mbështetjen politike dhe institucionale
Kryeministrin për vizionin dhe përkushtimin
Zëvendëskryeministrin për rolin aktiv dhe të palëkundur
Ministrinë e Arsimit, për bashkëpunimin teknik dhe profesional
Deputetët e Kuvendit për miratimin e ligjit
Vetë BFI-në dhe udhëheqësinë e saj për angazhimin afatgjatë.
The post Shkup, Medreseja “Isa Beu”: Kjo është një ditë historike për arsimin fetar appeared first on Kosovapost.net.