Shkup, gjendet trupi i një personi dhe bagëti të dj*egura pasi një stallë është përfshirë nga zj*arri

Një trup njeriu dhe bagëti të djegura janë gjetur nga zjarrfikësit mbrëmë pas shuarjes së një zjarri që shpërtheu pranë urës së Lepencit në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, transmeton Anadolu.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në buletinin e ngjarjeve ditore njoftoi se dje në orën 18:00 në sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është denoncuar se një zjarr ka shpërthyer në bar të thatë pranë urës mbi lumin Lepenc, afër Stacionit Hekurudhor Gjorçe Petrov, i cili është përhapur dhe ka përfshirë një stallë ku ka pasur kafshë shtëpiake.

“Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa në njërën nga hapësirat ndihmëse është gjetur një trup i djegur njeriu, si dhe trupa të djegur bagëtish. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

The post Shkup, gjendet trupi i një personi dhe bagëti të dj*egura pasi një stallë është përfshirë nga zj*arri appeared first on Kosovapost.net.