Tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e premte. Me tri rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 58.
Të enjten, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 55 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.
Në Kosovë aktualisht janë 1.296 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 3.178 raste pozitive, me 1.824 prej tyre që janë shëruar.