Shkon në 225 numri i personave të vdekur nga shembja e çatisë së një klubi të natës në Republikën Domenikane

Numri i personave që kanë vdekur pas shembjes së çatisë së një klubi nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane është rritur në 225.

Zyrtarët thanë se 189 njerëz u shpëtuan të gjallë nga rrënojat e klubit Jet Set në Santo Domingo pas katastrofës të martën, me 15 që gjenden ende në spital, përfshirë pesë persona në gjendje kritike, shkruan Sky.

 

Katër persona vdiqën brenda natës, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 225 deri të shtunën dhe autoritetet shëndetësore thanë se të gjithë trupat e tyre u janë kthyer familjeve të tyre.

Politikanë, atletë dhe një stilist ishin mes atyre që shijonin muzikë live kur çatia u shemb gjatë një koncerti.

Viktimat e tjera të identifikuara deri më tani përfshijnë ish-lojtarët e Major League Baseball (MLB) Octavio Dotel dhe Tony Enrique Blanco Cabrera.

Nelsy Cruz, guvernatori i provincës veriperëndimore të Montecristi, vëllai i të cilit është shtatë herë MLB All-Star Nelson Cruz, gjithashtu vdiq.