Një numër i madh policësh janë në terren pasi një avion pasagjerësh me 64 persona u përplas me një helikopter ushtarak “Black Hawk” në Washington.
Siç raportojnë mediat e huaja, shërbimet e urgjencës po kërkojnë lumin Potomak, ku avioni u rrëzua.
Tashmë autoritetet amerikane kanë gjetur të paktën 19 trupa, thotë një burim ligjzbatues i njohur me hetimin për partnerin amerikan të BBC-së, CBS.
Në rrjete sociale është shfaqur edhe një video e përplasjes, ndërsa video është transmetuar edhe nga disa media.
Videoja u kap nga një kamerë vëzhgimi në Qendrën Kennedy aty pranë dhe tregon momentin e përplasjes.