Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në Graz

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit të sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

Nga spitali kanë konfirmuar se një grua ka vdekur në spital si pasojë e lëndimeve.

Sipas raportimeve gjatë ditës nga mediat atje, sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.


Oficerët e policisë lokale në Graz konfirmuan se autori i krimit ishte një austriak 21-vjeçar./Reporteri.net