Që prej nëntorit të vitit të kaluar, gjimnazi në Viti është pa ngrohje. Shkolla po detyrohet që të përdorë alternativa të tjera.
Kjo është forma me të cilën po ngrohen aktualisht.
Nxënësit e gjimnazit Kuvendi i Lezhës në Viti, që prej nëntorit të vitit të kaluar, po përballen me mungesë të ngrohjes.
Kjo ka bërë që prej asaj kohe, orët e mësimit në këtë gjimnaz të shkurtohen.
Drejtori i shkollës tregon se i gjithë problem ndërlidhet me mungesën e stabilitetit të energjisë elektrike në trafo.
Mirëpo, nesër ai pret që bashkë me KEDS-in të nisin punimet dhe të evirohet problem.
Për këtë problem në dijeni janë edhe nga Drejtoria e Arsimit në Viti.
Drejtoresha tregon se premtimi i ekipeve të KEDS-it ishte se situata do të përmirësohet.
Vitin e kaluar, kjo shkollës është renovuar nga Bashkimi Evropian, prandaj është dashur të ndërrohet i gjithë sistemi i energjisë elektrike.









