Shkolla Fillore “Dëshmorët e Kombit” në Jabllanicë ka emocionuar me fjalët për tre nxënësit të cilët humbën jetën tragjikisht pas shembjes së një objekti të pabanuar.
Në postimin e kësaj shkolle thuhet se Ideali, Rama dhe Vetoni do të mbahen mend si nxënës të hareshëm, të dashur me shokët e shoqet si dhe të përkushtuar në mësime, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë postimi i plotë i shkollës në Facebook: