Në shkollën “Dardania” në Prishtinë është rritur numri i qytetarëve që kanë dalë për të votuar pas orës 17:00, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Afrim Gashi nga kjo qendër e votimit për Klan Kosovën ka deklaruar se gjatë gjithë ditës fluksi i njerëzve ka qenë i njëjtë si më 12 tetor, para një muaji.
“Numri i votuesve në qendrën tonë deri në orën 17:00 ka qenë rreth 40 për qind. Nuk kemi pasur asnjë incident apo ekses, as më të voglin,” ka thënë Gashi. /Klankosova.tv
The post Shkolla “Dardania” e qetë në ditën e votimit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










