Një grua në Australi për pak e pësoi rëndë pranë garazhit të saj në të cilin shkoi për të pastruar.
Ajo nuk e dinte se do të përballej me një piton gjigant.
Poshtë makinës ishte gjarpri i frikshëm i cili iu mbështoll gruas rreth këmbës.
Ajo nuk mund ta hiqte pitonin nga këmbë prandaj njoftoi shërbimin e urgjencës.
Kjo ngjarje është filmuar nga kamerat e policëve të cilët shkruan menjëherë në vendngjarje.
Në pamje shihet momenti kur gruaja mban kokën e pitonit mënjanë, ndërkohë polici ishte duke ia hequr nga këmba./noa.al/