Shkodra: PDK bëri mirë që i shkoi Kurtit në takim – njerëzit janë të zhgënjyer, po ndërrojnë qëndrim

Analistja Magbule Shkodra tha se PDK-ja ka bërë mirë që i ka shkuar Albin Kurtit në takim.

Ajo tha se njerëzit janë të zhgënjyer dhe se kanë filluar të ndrrojnë qëndrim.

“Unë mendoj që ka bërë shumë mirë PDK-ja që ka shkuar, sepse Vetëvendosja, Albin Kurti po mundohet ta ndërtojë narracionin se ata nuk janë bllokues, pra të shfajësohet dhe kjo që ndodhi sot në njëfarë mënyre ia largoi atë argumentin Vetëvendosjes se “ja këta po na bllokojnë”.

“Njerëzi kanë filluar ta ndërrojnë qëndrimin, kanë filluar të shohin që është bllokuese. Janë të zhgënjyer me këtë bllokim”, u shpreh tutje Shkodra në  Klan Kosova