Shkëndija mposhtet me rezultatin minimal nga Qarabag, por akoma nuk ka përfunduar

Shkëndija është mundur në shtëpi 0-1 nga Qarabag në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator për Champions League. Kuqezinjtë e Tetovës e nisën më këtë formacion zyrtar: Gaye, Trumçi, Feati, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Tamba, Krasniqi, Latifi, Ibraimi.

Në minutën e 18-të, mbrojtësi anësor Webster, prek topin me dorë brenda zonës dhe arbitri jep penallti. Bayramov tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon miqtë në avantazh. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-1. SHIKORASTINEPENALLTISE

Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Jeton Beqiri, fut ish-lojtarin e Egnatias, Arbin Zejnullai dhe ish-in e kombëtares kuqezi, Kamer Qakën. As zëvendësimet nuk bënë punë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të gjetur golin e barazimit, kuqezinjtë nuk ia dolën. Rezultati përfundimtar 0-1 për Qarabag.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një javë ne Azerbajxhan. Në rast eliminimi nga ky raund, Shkëndija do të marrë pjesë në raundin e play-off për grupet e Europa League. Në rast se eliminohet edhe aty, e ka të sigurt pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League.

The post Shkëndija mposhtet me rezultatin minimal nga Qarabag, por akoma nuk ka përfunduar appeared first on Telesport.