Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steaua-n dhe “fluturojnë” për në raundin e tretë (video)

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Steaua Bukuresht, me rezultatin 1-2. Ndeshja u luajt në “Arena National” në Bukuresht.

Shkëndija e drejtuar nga Jeton Beqiri e nisi me këtë formacion titullar (4-2-3-1): Gaye- Trumçi, Fetai, Cake, Webster- Alhassan, Ramadani, Latifi, Krasniqi, Tamba- Besart Ibraimi.

Vendasit kaluan të parët me Tissoti në minutën e 28-të, por reagimi i kuqezinjve erdhi shumë shpejt duke barazuar shifrat pas pesë minutash me Liridon Latifin, i cili shënoi pas një topi të ardhur pas goditjes së këndit. SHIKOGOLINELATIFIT

Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Shkëndija jo vetëm që rezistoi, por në minutën e 78-të pati një shans fantastik për të shënuar golin e dytë, por Besart Ibrahimi bëri më të vështirën e mundshme vetëm me portierin përballë.

Goli i fitores së madhe për Shkëndijën do të vinte në minutën e 87-të me Vane Krstevski, i cili shënoi një gol shumë të bukur, i ndihmuar nga devijimi i një lojtari vendas dhe dalje e gabuar e portierit.  Festë e madhe te kuqezinjtë, të cilët fitojnë 1-2 në Bukuresht dhe festojnë me të drejtë kualifikimin historik me rezultatin e përgjithshëm 3-1. SHIKOGOLIN2

Shkëndija do të përballet me Qarabag në raundin e tretë, të cilët eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3-0 irlandezët e Shelbourne. Ndërsa Steaua shkon në raundin e tretë në Europa League, ku përballë do ketë një tjetër ekip shqiptar, Dritën.

The post Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steaua-n dhe “fluturojnë” për në raundin e tretë (video) appeared first on Telesport.