Skuadra e Dritës e ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
‘Intelektualët’ do të përballen me skuadrën e FC Differdange 03, skuadër nga Luksemburgu, shkruan GazetaBlic Sport.
Vlera e kësaj skuadre është vetëm 1.90 milionë euro, kurse vlera e kampiones kosovare shkon në shifrën e 6.45 milionë.
Në bazë të këtyre statistikave dhe formës së përgjithshme të dy skuadrave, Drita shihet si më favorite për të kaluar tutje.
Natyrisht, gjithçka do të vendoset në fushë, atje ku skuadra e Zekirija Ramadanit, duhet të dëshmohet.
/GazetaBlic Sport/
The post Drita ka fat në short, shkon me epitetin e favorites ndaj FC Differdange 03 në Ligën e Kampionëve appeared first on GazetaBlic.