“ResearchGate” është një faqe interneti, e cila pos që është rrjet social i shkencëtarëve, aty grumbullohen dhe shpërndahen punimet shkencore, shtrohen pyetje dhe jepen përgjigje. Në bazë një studimi të prestigjiozes “Nature” dhe një punimi në “Times Higher Education”, “ResearchGate” është rrjeti më i madh në botë me shkencëtarë aktiv.
Në këtë rrjet dialogohet për shumë probleme shkencore dhe në shumë drejtime. Në një dialog ndërmjet qindra shkencëtarëve lidhur me relativitetin, i cili është duke zgjatur tash sa muaj, një shkencëtar nga Montreali i Kanadasë (me 1151 citime sipas google scholar) përdorë punimet e profesorit Shukri Klinaku nga Universiteti i Prishtinës si argumente për t’i bindur dialoguesit tjerë.
Përveç tjerash, ky shkencëtar nga Montreali ua rekomandon punimet e Klinakut dhe iu thotë dialoguesve se tani e tutje “nuk duhet të ndjeket shkolla e Kopenhagenit, por shkolla e Prishtinës” (shih fotot).
Profesor Klinaku, tanimë dihet se ka botuar një libër dhe më shumë se 30 punime, me të cilat pretendon se shpjegon drejt problemet e relativitetit ,ku thotë po ashtu se teoritë e Ajnshtajnit për relativitetin janë të paqëndrueshme.