A e dini se fëmijëve, të cilëve prindërit u lexojnë libra disa herë në javë shfaqin aftësi shumë më të mira të shkrim-leximit pas katër vjetëve, shënojnë pikë më të larta në teste të inteligjencës dhe kanë punë më të mira në të ardhmen sesa fëmijët që prindërit nuk u lexojnë fare.
A nuk është kjo mbresëlënëse?
Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa era e një libri, andaj leximi në pajisje elektronike as që i afrohet kësaj ndjenje.
Duke pasur parasysh këtë, pavarësisht se në cilën formë lexoni, kjo shprehi sjell përfitime të mahnitshme.
Më poshtë i keni përfitimet që i sjell leximi i përditshëm:
– E promovon shëndetin mendor dhe jua zvogëlon shanset e zhvillimit të alzheimerit
– E zvogëlon stresin deri në 68%
– I rritë njohuritë e përgjithshme
– Ju bën më të mëshirshëm
– Jua zgjeron fjalorin
– Jua forcon aftësitë e shkrimit
– Jua forcon aftësitë analitike të mendimit
– Jua përmirëson memorien
– Jua përmirëson përqendrimin
– Ju argëton
– E përmirëson kualitetin e gjumit
– Ju sjell qetësi të brendshme
– Bëheni më të mirë në biseda
– Leximi është stërvitje për trurin
– Leximi është ngjitës, andaj, kur lexojnë tjerët përreth jush, jeni më të prirë që edhe ju ta bëni atë.