Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nënkryetari i ri i Kryeqytetit do të jetë Shkëmb Manaj, shkruan Reporteri.net.
Rama ka thënë se Manaj është model i dedikimit në çdo hap të jetës së tij profesionale.
“Në te gjitha etapat e karrierës së tij, Shkëmb Manaj ka ruajtur integritetin e tij të palëkundur. Vlerat e tij familjare dhe kombëtare janë thelbësore në çdo vendim që merr, duke përfaqësuar me dinjitet dhe përkushtim qytetarët e vendit të tij. Ai vazhdon të përfaqësoj unitetin, bashkëpunimin dhe solidaritetin si themele të një shoqërie të zhvilluar dhe të qëndrueshme.
Me punën e tij të deritanishme, ai ka ndihmuar në zhvillimin e një shoqërie ku secili ndjehet i respektuar dhe i vlerësuar. Jam i sigurt se do të vazhdojë të kontribuojë dhe të përfaqësojë këto vlera edhe si nënkryetar i kryeqytetit, duke punuar për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetarët”, ka shkruar Rama.
Emërimi i tij në këtë pozitë vjen pas dorëheqjes së Jehona Lushakut Sadriut, e cila ka fituar mandatin e deputetes. /Reporteri.net