Barcelona fitoi sot miqësoren e parë në turin aziatik, duke mposhtur 3-1 japonezët e Vissel Kobe. Një nga lojtarët që shkëlqeu në këtë ndeshje ishte edhe suedezi Roony Bardghji, i transferuar pak ditë më parë nga FC Copenhagen për 8 milionë euro.
19-vjeçari u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Raphinha dhe ishte autori i golit të dytë për katalanasit në minutën e 76-të të takimit. Goli i parë për të në ndeshjen e parë me Barcelonën. Pas ndeshjes, Hansi Flick është shprehur me fjalë të mëdha për djaloshin suedez, duke zbuluar se ka plan ta mbajë atë për ekipin e parë.
“Plani im është që Roony të qëndrojë në ekipin e parë. Do të varet prej tij. Sot bëri një ndeshje të shkëlqyer”, tha Flick. Kujtojmë se fillimisht ishte planifikuar që Roony Bardghji të ishte pjesë e Barcelonës B, por niveli që ka treguar anësori suedez në stërvitje dhe mbi të gjitha në miqësoren e sotme, duket se kanë bindur Flick për ta mbajtur në ekipin e parë.
The post Shkëlqeu në miqësoren e sotme. Vendos Flick, ky lojtar do qëndrojë në ekipin e parë appeared first on Telesport.