Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës

Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e mbrëmshme të Kosovës 3-0 ndaj Suedisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi dardan, aktualisht pjesë e Mallorca-s, mund të ndryshojë ekip. Mediat turke raportojnë se Vedat Muriqi ka përfunduar në lupën e Galatasaray-it, klubi turk e sheh sulmuesin dardan si lojtarin e duhur në sulm, duke ditur dëmtimin serioz të Victor Osimhen, i grumbulluar me Nigerinë.

Në 120 ndeshje me Mallorca-n, Muriqi ka shënuar 36 gola dhe ka dhënë 11 asiste. Në rast transferimi te Galatasaray, ky do të ishte një rikthim i bujshëm për sulmuesin shqiptar, i cili më parë ka luajtur te Fenerbahce, Rizespor etj. Kujtojmë se merkato në Turqi mbyllet ditën e nesërme në darkë dhe në këto orë të fundit mund të ketë zhvillime interesante.

The post Shkëlqeu në fitoren ndaj Suedisë, Galatasaray kërkon yllin e Kosovës appeared first on Telesport.