Shkëlqeu ndaj Liverpool, Milan e nxjerr në shitje për 12-15 milionë euro

Pavarësisht se Noah Okafor shkëlqeu në miqësoren e djeshme ku Milan fitoi 4-2 ndaj Liverpool dhe zvicerani shënoi dy gola, drejtuesit e klubit kuqezi kanë vendosur ta nxjerrin atë përfundimisht në shitje.

“MilanNeës24” raporton se Okafor vazhdon të jetë jashtë planeve të Max Allegri-t për sezonin e ri, ndaj drejtuesit presin oferta për kartonin e tij. Milan ka vendosur çmimin 12-15 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin 25-vjeçar.

Pjesën e dytë të sezonit të kaluar, Okafor u huazua te Napoli, ku fitoi titullin kampion, edhe pse u aktivizua vetëm në 4 ndeshje. Rikthimi te Milan do jetë i përkohshëm, pasi largimi i tij është i pashmangshëm.

Deri tani interes për lojtarin ka pasur nga disa klube arabe, por dëshira e tij është të qëndrojë ende në Europë dhe të luajë në nivel elitar. Kjo e bën të vështirë vendimin e Milanit për ta shitur, pasi deri tani nuk ka ende asnjë ofertë zyrtare në drejtim të tij.

The post Shkëlqeu ndaj Liverpool, Milan e nxjerr në shitje për 12-15 milionë euro appeared first on Telesport.