Shkëlqen Nuhiu, inkuadrohet nga stoli, shënon gol pas dy minutave

Atdhe Nuhiu ishte njëri ndër yjet që shkëlqeu më së shumti në ndeshjen mes Sheffield Wednesday dhe Blackburn Roversit, e cila u zhvillua sot në kuadër të Championshipit, nivelit të dytë në futbollin anglez.

Sheffield e fitoi këtë ndeshje me rezultat 4-2 dhe tani radhitet në pozitën e dhjetë të tabelës nga gjithsej 24 klubet garuese.

Nuhiu shkëlqen në fitoren e Sheffield, hyn në lojë nga stoli në minutën e 58-të, kurse shënon gol pas dy minutash në minutën e 60-të, pë rezultatin 2-0.

Atdhe Nuhiu ishte njëri ndër yjet që shkëlqeu më së shumti në ndeshjen mes Sheffield Wednesday dhe Blackburn Roversit, e cila u zhvillua sot në kuadër të Championshipit, nivelit të dytë në futbollin anglez.

Sheffield e fitoi këtë ndeshje me rezultat 4:2 dhe tani radhitet në pozitën e dhjetë të tabelës nga gjithsej 24 klubet garuese.

Ylli i Kosovës, Nuhiu, ishte lënë në stol për këtë ndeshje, mirëpo një lëndim i Steven Fletcher në minutën e 58-të të ndeshjes ia dha mundësinë kosovarit ta dëshmonte veten për trajnerin e ri, i cili nuk po e aktivizon atë nga fillimi i ndeshjeve.

Nuhiu e bëri pikërisht këtë gjë, duke shënuar vetëm dy minuta pasi hyri në lojë, për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.

Përveç golit, Nuhiu ishte mjaft aktiv gjatë gjithë ndeshjes dhe u notua me notën 7.8, të dytën më të lartë nga të gjithë futbollistët në fushën e lojës, pas bashkëlojtarit të tij, Barry Bannanit, i cili u vlerësua me 8.0.

https://streamable.com/01tf3