Shkatërrimi i grupit kriminal, ngrihen 500 mijë euro

Në kuadër të operacionit anti-drogë të realizuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia që kishte në cak shkatërrimin e një grupi të krimit të organizuar të trafikimit me narkotikë, janë arrestuar 22 persona.

Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni të koduar “Qielli i Thyer” janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 500 mijë euro, dhe janë vënë nën urdhër ndalues të gjitha paluajtshmëritë e të pandehurve në këtë rast.

Aksioni është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit, transmeton Klankosova.tv.